lefuture

Pesë shenjat kur dikush ju pëlqen

39752d3200000578-3843640-image-a-33_1476721487317

Ai mund t’ju kushtojë shumë vëmendje dhe të qeshë me shakatë tuaja por a jeni të sigurt që ai është vërtet i interesuar për ju?
Para se ta bëni ju lëvizjen e parë dhe të turpëroni veten, dy ekspertë lidhjesh kanë zbuluar pesë shenjat që duhet të shikoni para se ta lini veten të lirë.

James Preece, i njohur gjithashtu dhe si Guruja i njohjeve dhe Alexander Ziff, themeluesi i aplikacionit të takimeve Ciao, thonë se janë pesë shenja kur dikush ju pëlqen dhe nëse ju i vini re, atëherë dashuria do ndihet në ajër.

1.Do ngushtojnë largësinë
Të gjithë kemi hapësirën tonë që e mbrojmë gjatë gjithë kohës. Në se dikush është i interesuar për ju, do bëjnë ç’të munden t’ju afrohen dhe ta thyejnë këtë largësi.
Ata mund të vënë dorën mbi krahun tuaj ose duke lëvizur karrigen më afër vetes. Nëse ju i përgjigjeni prekjes së atij atëherë gjërat do marrin një rrjedhë tjetër.

2.Kapsitin sytë shpejt

Nëse vini re se ata i hapin dhe i mbyllin sytë shpejt, kjo është një shenjë e shkëlqyer që ata ju kanë qejf. Kjo për shkak se kontakti me sy, i kombinuar mekënaqësinë, i bën sytë të mbyllen më shpejt.

3.Flasin shumë dhe bëjnë shaka me ju

Kur një burrë është i interesuar për një grua, ata do mundohen flasin sa më shumë për veten e tyre. Kjo sepse burrat gjithmonë tentojnë t’u lënë mbresa gruas që pëlqejnë, që ato të tërhiqen nga ta.
Burrat dhe gratë e përdorin shakanë si një mënyrë flirtimi.

4.I vënë re ndryshimet e vogla

Nëse ata ju komentojnë për stilin tuaj të ri të flokëve ose nëse vënë re diçka ndryshe, mund t’ju pëlqejnë me shumë mundësi. Njerëzit që janë të interesuar për ju i kushtojnë rëndësi detajeve të vogla.

5.Do luajnë të vështirin

Fatkeqësisht, personat që mund t’ju pëlqejnë do bëjnë të kundërtën. Nuk do ju shkruajnë dhe nuk do ju bëjnë të ndiheni të veçantë. Mos u sillni keq gjatë këtyre ditëve por bëni dhe ju të njëjtën gjë./tvklan.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password