• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Për të pasur lëkurë të butë në dimër duhet të ndryshoni këto zakone kur bëni dush

Në dimër të gjithë dëshirojmë të kalojmë sa më shumë kohë në një dush të nxehtë, duke harruar problemet që mund të sjellë ky veprim për lëkurën. Lëkura gjatë kësaj kohe është e prirur për t’u tharë. Megjithatë ka një zgjidhje dhe ju thjesht u duhet të bëni disa ndryshime në dush.
1.Përdorni shampo trupi në vend të sapunit
Shampot kanë përbërës hidratues dhe nuk e thajnë lëkurën njësoj si sapunët.
2.Masazhoni trupin me vaj përpara se të laheni
Lehtësisht duhet të aplikoni vaj (kokosi, ulliri, bajame) në të gjithë trupin tuaj 30 minuta përpara dushit. Kjo do parandalojë tharjen e lëkurës dhe nuk do keni nevojë të përdorni krem për hidratim.
3.Përdorni qumësht
Qumështi përveçse hidraton lëkurën, i jep edhe shkëlqim. Për këtë proces duhet të bëni gjithë trupin me qumësht dhe ta shpëlani me ujë të ngrohtë. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE