• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Pas një dite të lodhshme dhimbja e shpinës është e pashmangshme, ja si të pozicionoheni për një gjumë të rehatshëm

Njeriu kalon një pjesë të madhe të ditës dhe jetës së tij duke fjetur. Për këtë arsye pozicioni i gjumit është mjaft i rëndësishëm. Nëse nuk bëni gjumë të rehatshëm dhe rigjenerues atëherë do e keni mjaft të vështirë të filloni ditën tjetër. Zakonisht pas një dite të lodhshme dhimbjet e shpinës janë të pa shmangshme, prandaj në këtë artikull po ju tregojmë disa mënyra si të pozicionoheni për gjumë të rehatshëm.

Nëse keni dhimbje shpine, është shumë e rëndësishme të mbani një qëndrim drejtë të shtyllës kurrizore. Nëse dysheku juaj është tepër i butë, është koha për të marrë një të ri.

Gjumi në shpinë mund të jetë pozicioni i preferuar për ju. Vendosni një jastëk poshtë gjunjëve për të ndihmuar qëndrimin e shtyllës kurrizore për të reduktuar tensionin e tendinave tuaja.

Ju gjithashtu mund të provoni të vendosni një peshqir të palosur poshtë shpinës për mbështetje shtesë.

Nëse flini në bark, vendosni një jastëk nën pjesën e poshtme të tij dhe legenit tuaj në mënyrë që shpina të mos lëvizë përpara.

Nëse ju pëlqen të flini nga njëra anë, atëherë gjëja më e mirë është të merrni pozicionin e fetusit.

Tërhiqini këmbët lehtë drejt kraharorit, duke e mbajtur shpinën të harkuar natyrshëm. Vendosni një jastëk të vogël ndërmjet gjunjëve. Kjo mund t’ju ndihmojë të hiqni ngarkesën nga pjesa e poshtme e shpinës. /revistawho.com