Të gjithë dashamirësit e buzëqeshjeve të shëndetshme e të bukura të fëmijëve kanë mundësi që nga ky moment e deri më 30 qershor, me blerjen e çamçakëzëve të preferuar Orbit të kontribuojnë në zbatimin e suksesshëm të karvanit edukativ dentar të fëmijëve.
Karvani “Orbit dhuron buzëqeshje” është një projekt me karakter global i organizuar nga kompania Mars Oversis Holdings, me përfaqësi në Shqipëri, i cili këtë vit për herë të parë zhvillohet në Shqipëri, ndërsa në vendet fqinje deri më sot ka shfaqur rezultate të rëndësishme në rritjen e vetëdijes së higjienës orale midis fëmijëve dhe nëpërmjet tyre edhe tek të rriturit.
Aventura Orbit filloi, dhe në periudhën në vijim të gjithë qytetarët me blerjen e çamçakëzëve të preferuar Orbit do të kontribuojnë në mbulimin më të madh të këtij projekti, duke bërë të mundur vizitën e karvanit në një numër më të madh shkollash si rrjedhojë dhe edukimin e një numri më të madh të fëmijëve.
Me fillimin e vitit të ri shkollor, karvani Orbit do ta fillojë turneun në të gjitha shkollat e vendit me qëllim edukimin e fëmijëve të cilët janë akoma në moshë të vogël dhe nxënës të klasave fillore, në lidhje me nevojën e mirëmbajtjes së rregullt dhe të përditshme të higjienës orale. Karavani Orbit do të jetë interesant dhe plot surpriza, dhe prej tij fëmijët në mënyrë argëtuese do të mësojnë pse dhe si duhet të kujdesen për dhëmbët e tyre.
Nuk ka më mirë sesa kur fëmijët qeshin, por është akoma më mirë kur buzëqeshja e tyre shoqërohet me dhëmbë të shëndetshëm!
Së bashku për një buzëqeshje të shëndetshme fëmijërore./ revistawho.com