close
Jetë

Olta Gixhari “replikë” moderatores së njohur: “Kot paragjykon”

download (18)

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të njohura që për vite me radhë ka qenë pjesë e ekranit shqiptar. Nga ana tjetër, Olta Gixhari edhe pse shpesh komentohet mbi sjelljet apo veshjet e saj, ka arritur të triumfojë në fushën e kinematografisë si pjesë e disa projekteve të ndryshme. Ditën e sotme, kjo e fundit ka publikuar një foto të shkëputur nga një event ku shfaqej duke ecur mbi tapetin e kuq.
“Aty më prit” komenton Arbana nën foton e postuar. “Mos vono se helbete nëpër shkallë jam” ja kthen Gixhari duke i paraprirë komentit të moderatores bukuroshe që ndër të tjera thekson: “O për atë punë, nuk të lë njeri ty të biesh”. Një bashkëbisedim i këndshëm mes shoqesh, që i ngjan paksa atyre bisedave të koduara që shkëmbejmë shpesh në jetën e përditshme. Këtë e kuptojmë më së miri me fjalën e fundit që Olta hodhi: “Kot paragjykon”.

Tags : Arbana Osmaniolta gixhari
loading...