lefuture

Nuk do të besoni ndikimin negativ që ka stresi, ankthi dhe tensioni në stomak

image

Fluturat në stomak, nuk janë shpikur vetëm për dashurinë! Po të jeni të vëmendshëm, janë të shumta emocionet që kalojnë nga ‘truri i stomakut’ sepse, ky i fundit, nuk ka vetëm funksione tretëse. Mund të krahasohet me trurin; prodhon substanca si serotonina dhe dopamina që ndikojnë menjëherë në gjendjen shpirtërore.

Për shembull, akumulimi i gjendjes së ankthit, nëse nuk e zbrazni, përqendrohet pikërisht në stomak; frymëmarrja e zorshme e njerëzve tipik që vuajnë nga ankthi, favorizon përthithjen e më shumë ajri që qendron i bllokuar sepse nuk arrin të dalë jashtë nga hunda apo goja.
Shpesh, simptomat janë dhimbje të zonës së barkut, diarre, tretje e ngadaltë. Është e kotë të merrni kura sepse këto shqetësime kaun burime psikosomatike por, nga ana tjetër, as duhet t’i shpërfillni sepse mund të shkaktohen edhe nga alergji të ndryshme, ulçer etj. Pra, duhet të siguroheni që nuk janë këto të fundit!
Truri dhe aparati tretës komunikojnë përmes neuronesh të pranishme në stomak, edhe pse në numër shumë më të vogël, krahasuar me ato të trurit. Për pasojë, gjendja fizike apo stimuj të ndryshëm, lëshojnë 95% të serotoninës që lëshon organizmi.
Kur aktivizohen emocione si ankthi, frika apo tensione të ndryshme, truri i dërgon stomakut mësazhin për të lëshuar serotonin tjetër në mënyrë që të përballojë emocionet negative dhe kjo ndodh jo pa dijeninë e dëmit që mund t’i shkaktohet aparatit tretës.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password