Njihuni me modën e re të make up-it


E para që ka pasur idenë ka qënë Jaclyn Hill, artistja amerikane e make up. Me 400 mijë ndjekës në Facebook, 700 mijë të tillë në Twitter dhe jnë album në Instagram është për tu patur zili. Hill shton më shumë ndriçim në mollëza, një tendencë në rënie kjo që prej 2015. Ajo krijon një efekt “flash fotografik”, apo efekti strobing, si dritat e diskove. Rezultati i këtij efekti është nëj ndriçim i fytyrë dhe një pikë e re ndriçimi në lëkurë që ngjan si satin dhe ylber. Fotot e saj në Instagram janë më të kopjuar në rrjetet sociale nga adoleshentë nga e gjthë bota. Glow, Iridescent, Illuminator janë terma të tjerë të rinj më të përdorur për make up. Këto janë teknika që e bëjnë lëkurën më rrezatuese, duke theksuar pikat e shndritshme të fytyrës, dhe konturin. Thekësimi i mollëzave po braktiset gjithnjë e më shumë, duke shkuar drejt modës ‘nude’, transparente, pra as laps, as rimel, as hije dhe as buzëkuq. Trendei i kremërave dhe toneve është në rritje, dhe të gjitha shtëpitë kryesore të bukurisë këtë vjeshtë i kanë në propozimet e tyre bashkë me fototindën, por për pak kohë ndoshta nuk do të përdoren tonet me ngjyra. “Fytyra është e zhveshur dhe lëkura e freskët”, thotë Jalcyn. Tonet e reja të mollëzave janë me një bazë të lehtë ngjyrash, që përmbajne një përzierje të tyre me përbërës ndriçues, ngjyrë perlë dhe pastel të shndritshëm. Këto truke të reja krijojnë një efekt të veçantë, duke krijuar kënde drite q i japin vlerë zonave më të bukura të fytyrës së femrës, duke theksuar mollëzat dhe zgjeruar shikimin. Rezultati është një kolorit i qartë, një truk minimalist, gati për tu fotografuar, qoftë dhe pa flash. “Gjatë ditës, për në zyrë, zgjidhni ndriçues të lëngshëm që i japin freski fytyrës falë dhe një trukimi të syve dhe buzëve nude. Për një mbrëmje me miqtë, rifreskoni bazën me ndriçues pluhur dhe theksoni sytë”, sugjerojnë artistët e make up të L’Oreal.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password