Njihuni me 4 gabimet më të mëdha që bëni me maskat e fytyrës

016d0728f2508b5182eeeb19aae1af79

Shpeshherë në fytyrë ne përdorim lloj-lloj produktesh kozmetike që mund të bëhen të dëmshme për lëkurën. Maskat bimore mund të jenë një zgjidhje shumë e mirë, por edhe me to një pjesë e mirë e jona bëjmë shumë gabime. Shumë maska për fytyrat me akne, lëkurat e thata apo ato me yndyrë këshillohen vazhdimisht, por edhe disa prej tyre e kemi të vështirë t’i ndjekim sipas rregullave. Për fat të keq, nëse bën këto gabime me maskat e fytyrës, mund të kesh probleme me shtimin e viteve në lëkurë. Shiko ҫfarë bën zakonisht.

E mban maskën shumë gjatë

Në udhëzimet e përdorimit, mund të kesh lexuar shpesh “10 minuta”, por vendos ta mbash sa të duash, 20 minuta – sepse mendon se kështu do të bëjë magji. Në fakt, kjo logjikë është e gabuar, sepse, nëse e tepron me kohën jashtë rekomandimit, do të thotë që i heq fytyrës yndyrën natyrale, e than më tepër, e dehidraton. Duke respektuar udhëzimet është “gjëja e duhur” që duhet bërë gjithmonë.

Përdor maska që nuk janë për llojin e lëkurës që ke

Maskat e fytyrës kanë një të përbashkët  – ato në përgjithësi i japin një pastrim të thellë lëkurës, pavarësisht nëse janë për fytyrë të yndyrshme apo normale. Është shumë e rëndësishme të zgjedhësh maskën ideale për fytyrën tënde. Nëse përdor një maskë që nuk është e përshtatshme për lëkurën tënde, përbën një rrezik më shumë, por edhe i rrit moshën lëkurës. Në shumë raste, lëkura thahet dhe krijon pore nga maskat që nuk janë të përshtatshme për lëkurën.

Nuk e pastron në fillim

Një maskë e mirë, specifikisht një maskë kremoze, nuk mund të ketë rezultat maksimal në fytyrë. Por është e provuar shkencërisht që funksionon më mirë, nëse para saj përdor një pastrues, scrub. Para se të vendosësh maskën e duhur në fytyrë, fillimisht duhet ta pastrosh mirë lëkurën, pastaj maskën kundër plakjes. Kështu ajo do të veprojë më mirë dhe do të ketë edhe më shumë rezultat.

Nuk i kontrollon përbërësit e maskës

Edhe ky është një gabim i madh. Maskat metalike janë shumë trendy, gold apo silver, sepse janë të pasura me acidin haluronik, i cili lufton plakjen e lëkurës, por maskat metalike kanë në përmbajtje të tyre edhe alkool, i cili ndikon ekstremisht në tharjen e lëkurës, sidomos në fytyrat e ndjeshme./revistaclass

 
 
 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password