lefuture

Një gotë verë në ditë mund t’ju shpëtojë nga goditja në tru

vere-e1479987981724

Një gotë verë në ditë siguron mbrojtje për një nga llojet më të zakonshme të goditjes në tru, sugjeron një studim i ri. Konsumi i moderuar thuhet se ul rrezikun me 10% të zhvillimit të sëmundjeve ishemike në tru.

Ata që pinë një gotë të vogël me verë të kuqe në ditë janë më pak të rrezikuar të preken nga goditjet ishemike, ku mpiksja pengon kalimin e oksigjenit dhe gjakut në tru.

Shkencëtarët arritën në këtë përfundim pasi analizuan 27 studime, ku janë përfshirë më shumë se 21 mijë viktima të goditjes në tru.

Ata theksojnë se konsumimi i tepruar i alkoolit rrit rrezikun për goditje në tru, ndërsa, nëse pihet në sasi të moderuar, ai përmirëson shëndetin duke rritur nivelet e kolesterolit të mirë.

“Studime të mëparshme kanë zbuluar një lidhje mes alkoolit dhe niveleve të ulëta të fibrinogjenit – një proteinë që çon në mpiksje të gjakut”, tregon dr. Susanna Larsson, nga Instituti Karolinska, afër Stokholmit.

“Ndërsa kjo shpjegon lidhjen mes konsumit të moderuar të alkoolit dhe rrezikut të ulët nga goditjet ishemike, e kundërta ndodh kur teprohet me alkoolin…tensioni i gjakut, një nga faktorët më të rrezikshëm të goditjes në tru, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të trombozës”, shpjegon ajo.

Në të gjithë botën, goditja në tru është shkaktari i dytë i vdekjeve. Më shumë se 6.5 milionë njerëz vdesin çdo vit nga goditjet në tru dhe 5 milionë të tjerë mbesin të paralizuar./Shendeti

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password