lefuture

Ngrënia e thonjve lufton alergjinë

th_1479017711-2982982-550x302

Është jo higjenike, megjithatë ngrënia e thonjve mund të ketë efekte pozitive sa i përket alergjisë.

Fëmijët janë të predispozuar që të fusin gishtin në gojë, apo të hanë thonjtë. Mbi 25 % e tyre e bëjnë këtë gjë dhe pse specialistët e shëndetit paralajmërojnë për probleme me deformimin e nofullës dhe për rrezik infeksionesh. Madje për shumë nga njerëzit këto dy vese vijojnë dhe gjatë moshës madhore.

Në një studim të fundit të publikuar në revistën “Pediatrics”, kërkuesit nga Zelanda e Re dhe Kanadaja kanë dalë në përfundimin se fëmijët që thithin gishtin apo hanë thonjë, kanë më pak shance që gjatë rritjes, të jetë alergjik.

Shkencëtarët kanë ndjekur një grup rreth 1000 persona që prej lindjes e deri në moshën 32-vjeçare, duke bërë në mënyrë periodike testet e alergjisë.

Sipas të dhënave ka rezultuar se gjysma e personave që nuk thithnin gishtin apo hanin thonjtë, ka dalë pozitiv në testet e alergjisë. Grupi që kishte vetëm një prej veseve kishte thuajse 41 % më pak mundësi për alergji, ndërsa grupi që i kishte patur të dy, 31 % më pak mundësi.

Studiuesit e shpjegojnë rezultatin me hipotezën e higjienës, e cila thotë se ekspozimi në moshë më të hershme ndaj baktereve, viruseve dhe faktorëve alergjik forcon sistemin imunitar dhe e bënë më të gatshëm për t’iu përgjigjur sulmeve mirkrobiologjike.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password