close
BukuriJetëKëshilla

Më pak ëmbëlsira për fytyrë më të bukur

fytyra-1476125147-6451980

Nëse dëshironi lëkurë të shëndetshme dhe të bukur zvogëloni sasinë e sheqerit, kripës, aditivëve, ëmbëlsirave, lëngjeve dhe alkoolit në të ushqyer.

Ushqimet e caktuara të cilat konsumohen për një kohë më të gjatë, mund të kenë efekte negative në lëkurë dhe të shkaktojnë akne, rrudha, ekzemë ose psoriazë, transmeton Koha.net. Këto janë karbohidratet, sheqernat, ushqimi i kripur, yndyrat, produktet qumështore, lëngjet, kafeina dhe alkooli.

Karbohidratet

Ëmbëlsirat janë të pasura me sheqer dhe miell të bardhë, prandaj kur konsumohen në sasi të mëdha, ndikojnë në tajitje më të lartë të testosteronit. Ky hormon stimulon punën e gjëndrave dhjamore, pra edhe dhjamit, i cili do të bllokojë poret në lëkurë dhe do të çojë deri te krijimi i akneve dhe inflamacioneve të padëshirueshme.

Sheqeri

Sheqeri mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore. Kur në gjak lidhet për proteina ai vështirëson funksionin e tyre normal, dhe kështu ndikon negativisht edhe në lëkurë.

Ushqimi i kripur

Kush nuk pëlqen gjërat e njelmëta? Megjithatë, kripa nxjerr ujin nga qelizat dhe kështu zvogëlon elasticitetin e indeve.

Yndyrat

Sheqeri dhe karbohidratet në organizëm shndërrohen në yndyra, të cilat reduktojnë furnizimin e qelizave me oksigjen. Oksigjeni është i domosdoshëm për lëkurën, sepse lehtëson prodhimin e kolagjenit, elastinit, dhe elementeve tjera vitale. Përveç kësaj, sheqeri bllokon çlirimin e acidit linoleik, më i rëndësishmi prej acideve yndyrore, i domosdoshëm në trup gjatë shërimit nga sëmundjet e lëkurës.

Produktet e qumështit

Përveç jogurtit, është dëshmuar që të gjitha produktet qumështore, rrisin mundësinë e çrregullimeve të ndryshme në lëkurë. Qumështi në vete ka një lloj të caktuar testosteroni, i cili rrit prodhimin e dhjamit në gjëndrat dhjamore, si dhe hormonet e rritjes, transmeton Koha.net. Zgjidhja më e mirë nga produktet qumështore është jogurti i cili ka kaluar nëpër fermentim, gjatë të cilit proces hormonet e rritjes në masë të madhe janë larguar.

Lëngjet dhe kafeina

Lëngjet janë të pasura me sheqer, ëmbëltues artificial dhe kafeinë, prandaj konsumimi i tyre mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, siç janë aknet dhe rrudhat. Konzervansi benzoati i natriumit, i cili u shtohet lëngjeve mund të jetë shkak i shpërthimit të puçrrave.

Alkooli

Nëse dëshironi ta ruani shëndetin e lëkurës suaj, mbani mend që alkooli dehidron qelizat e tërë trupit. Ai ngadalëson qarkullimin e gjakut, dhe çon në shpërthimin e kapilarëve, shfaqjen e rrudhave dhe akoma më keq, shkakton aknet dhe rosacean.

Tags : embelsiralekure
loading...