lefuture

Më mirë dieta apo palestra? Përgjigjen mjekët

dieta-da-usp

Pra, doni të hiqni disa kilogramë nga trupi, por nuk po gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë në mënyrën më të shëndetshme dhe më të thjeshtë të mundshme? Zakonisht, këshillat themelore të specialistëve për të pasur një rezultat sa më të mirë variojnë tek integrimi i një diete të shëndetshme dhe një regjimi me ushtrime të gjithanshme. Por kur vjen puna për të zgjedhur njërën apo tjetrën mënyrë, ka një përgjigje të qartë dhe të prerë.

Sipas Dr. Shawn Talbott, nga Klinika Ushqimore në Universitetin e Utah-ut, dieta është shumë më e rëndësishme se ushtrimet. “Si rregull është pranuar që dieta luan rol përgjithësisht 75 për qind dhe 25 për qind janë ushtrimet”,- shpjegon Talbott. “Është shumë e lehtë për t’i prerë kaloritë se sa për t’i djegur ato që ke marrë. Për shembull, nëse ha një biftek në fast-food, i cili mund të ketë më shumë se 500 kalori, duhet të vraposh më shumë se katër milje për të “korrigjuar” gabimin.

Nëse vendos të mbash dietë, duhet të përpiqesh të bësh një zgjedhje të balancuar të ushqimeve, të cilat janë të përbëra nga proteinat, karbohidratet, si dhe frutat dhe perimet. Ky balancim e bën më të lehtë regjimin dietik./revistaclass

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password