close
JetëKëshilla

Maska 15–minutëshe që do të eliminojë të gjitha problemet e flokëve

floke

Kjo është receta e një maske fantastike për flokët, me bazë kanellë dhe mjaltë e cila do të japë rezultate të mahnitshme. Të dy përbërësit janë jashtëzakonisht të dobishëm, pasi ato janë të larta në ushqyes të domosdoshëm për shëndetin e trupit dhe flokëve.
Kjo maskë do të hidratojë flokët, do të luftojë humbjen e flokëve dhe do të parandalojë zbokthin. Kanella nxit qarkullimin e gjakut dhe i jep flokëve shkëlqim dhe elasticitet. Për më tepër, ajo vepron si një antioksidant i fortë, duke mbrojtur flokët nga ndikimet negative, si stresi, temperaturat e ulëta apo rrezet e forta të diellit.
Kjo maskë natyrale i trajton të gjitha llojet e flokëve, sidomos ato që kanë natyrë të brishtë dhe janë të dobët.

Përbërësit që ju duhen:
1 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji kanellë
1/2 filxhan vaj ulliri

Ndani flokët me një krehër, në mënyrë që aplikimi i maskës të jetë më i lehtë. Aplikoni këtë përzierje në skalpin e kokës duke filluar nga mbrapa-para me një furçë. Lereni maskën të veprojë për 15 minuta dhe pastaj lani flokët me shampo dhe aplikoni balsamin në majat e flokëve. Përdoreni këtë maskë një herë në javë dhe efektet do të duken shpejt. Rritja e flokëve do të përshpejtohet menjëherë pas disa aplikimeve./living.al

Tags : flokemaske ne kushte shtepie
loading...