Këtë verë keni ditën më të shënuar të jetës? Atëherë ju nevojiten disa këshilla, që dita më e rëndësishme të mos kthehet në makth. Duhet t’i thoni “stop” 1 mijë punëve përgatitore e t’ua lini të tjerëve në dorë. Misioni juaj është një dhe vetëm një: Të shkëlqeni! Më poshte keni edhe 10 këshilla që duhen ndjekur me kujdes, për të evituar çdo lloj pakënaqësie.
SEKSI DHE THJESHTË
Mos u dorëzoni përpara një fustani që mezi i gjendet filli. Zgjidhni diçka që vesh të tjerash, vishet e zhvishet me lehtësi.
BËHUNI TOLERANTË
Evitoni çdo lloj stresi. Është një ditë me tension të madh dhe debati mund të shpërthejë nga momenti në moment.
KUJDES KËPUCËT
Dhimbja e këmbëve mund të shkatërrojë gjithçka dhe t’iu bëjë me nerva
MOS RRINI PA NGRËNË
Nga një foto në tjetrën e nga një i ftuar tek tjetri, mos harroni të ushqeheni.
ALKOOLI NUK ËSHTË NDIHMË
Po, mund të ngrini dolli por jo të pini pa hesap. Përndryshe thuajini lamtumirë natës së parë pasionante.
LAMTUMIRË CELULARIT
Falenderimit e rastit mund t’i ktheni edhe disa ditë më vonë.
MOS E TEPRONI
Është në rregull që të bënin të gjitha fotot e ritit, por duhet të dini t’i thoni “stop” turmës së kushërinjve.
RUANI PAK ENERGJI
Evitoni të lodheni aq shumë sa të arrini në dhomë të këputur e të plaseni mbi shtrat.
DËSHIRË PËR DASHURI
Edhe përkëdheljet janë të rëndësishme. Për seks, keni gjithë jetën përpara.
FILLIM I MBARË
Një ditë më pas, mirë është që të filloni bukur, të shlodhur e plot forcë./ revistawho.com