Lodhja e mbrëmjes, shenjë e tensionit të lartë

497472323_xs-550x289

Meshkujt të cilët në orët e mbrëmjes luftojnë të rrinë zgjuar teksa ndiejnë lodhje të madhe, duhet të kontrollojnë zemrën dhe enët e gjakut, pasi sipas mjekëve, kjo është shenjë e presionit të lartë gjakut.

Një studim i shkencëtarëve japonezë, i kryer në 2400 njerëz, ka dëshmuar se meshkujt që vuajnë nga hipertensioni shkojnë më herët në krevat sesa ata me vlera normale të shtypjes. Por, kur flenë, bëjnë gjumë më të parehatshëm.

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun nga hipertensioni, i cili shpesh është shkak i atakut në zemër ose në tru.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se hipertensioni është shkaktar i vdekjes së 7.5 milionë njerëzve në gjithë botën.

Përmes ilaçeve, duke ndryshuar ushqimin dhe mënyrën e jetesës presioni i gjakut mund të mbahet nën kontroll, pohojnë mjekët.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password