Si do e kalosh natën e Vitit të ri? Edhe pse detajet për të organizuar janë shumë, kujtohu t’i dedikosh një moment vetes. Do të jetë riti yt i mirëqenies për t’i thënë lamtumirë vitit të vjetër e për ta pritur 2017-tën me buzëqeshje. Më poshtë kemi listuar 10 “shërbime” që duhet patjetër t’ia dhurojmë vetes.
STOP!– Sipas disa statistikave përgjatë jetës njeriu kalon 6 muaj në telefon. Dhuroji vetes një pasdite apo mbrëmje në “heshtje”. Do kuptosh që e ke të nevojshme.
DESHIRE PER TE QENE I/E “LEHTE”– Ndihesh i rënduar ngaqë e ke tepruar me ushqimin? Dhuroje një pjesë të drekave dhe darkave të këtyre ditëve përprara natës së ndërrimit të viteve. Thuaji “JO” yndyrës, sheqerit dhe çokollatës. Në vend të tyre konsumo lëng perimesh, supë dhe sallatë.
PASTRO MENDJEN– Sipas shkencës, të dëgjosh muzikë stimulon pozitivitetin në humor dhe kreativitetin. Përgjatë festave organizohen shumë koncerte, pse nuk përfiton nga rasti?
E KUQJA JOTE– E kuqja është ngjyra e festave por… secili ka të veten! Nga roza e fortë e deri tek ngjyra e purpurt, zgjidh atë nuancë që të ndriçon fytyrën. Konsideroje buzëkuqin fatsjellës dhe përdore gjatë ditës. Do të të japë energji.
ME TE FORTE– I ke flokët të thatë? Bëji dy senca trajtim. Kështu i ke thënë lamtumirë simbolikisht të shkuarës duke u fokusuar tek një pamje e re. Lamtumirë gjërave që nuk i do më!
NJE “DUSH” DRITE– Drita stimulon endrofinën dhe lufton depresionin, sipas shumë studimeve. Shfrytëzo pushimet për të shëtitur 30 minuta çdo ditë. Ecja të ndihmon në dobësim, tonifikim dhe të relakson.
VENDOS– Të meditosh do të thotë fillimisht të mësosh si t’i dhurosh vetes 10 minuta. Merr frymë, boshatise mendjen. Menjëherë do t’i shohësh më qartë gjërat që nuk i do më dhe ato për të cilat ke nevojë vitin që erdhi. Mendo dëshirat e tua dhe nis t’u japësh jetë.
RELAKSOHU– Dhuroji vetes një cikël masazhesh për kokën, shpinën ose kalo thjesht një pasdite në SPA. Rigjej kënaqësinë që merr kur humb sensin e kohës dhe mendo për veten.
FANTAZO– Të fantazosh dëshirat të ndihmon të fokusohesh. Siç shpjegon shkenca, truri arsyeton përmes pamjeve. Përpara se të të zërë gjumi, bëj një ushtrim duke imagjinuar se si do jetë 2017-ta për ty. Do të jetë një stimul që të afron më shumë me objektivat e tua.
ZGJIDH– Zgjidh njerëzit që dëshiron afër vetes. Zgjidh ngjyrën e fustanit, veshjes që të bën të ndihesh seksi. Zgjidh të hedhësh atë që nuk të përfaqëson. Zgjidh të mësosh të thuash po, e kur është rasti, jo. Në 2017-tën do të jesh më i fortë.