• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Lëkura e yndyrshme dhe kujdesi që duhet të tregojmë

Nëqoftëse keni lëkurë të yndyrshme, ju keni predispozitë për të manifestuar akne (puçrrat) në lëkurë, pikat e zeza dhe të bardha (comedonet). Me siguri lëkura juaj duket me shumë shkëlqim dhe e trashë.

Ashtu si çdo lloj tipi lëkure, edhe lëkura e yndyrshme kërkon kujdes të veçantë, për të ulur shfaqjen e manifestimeve të pakëndshme.

Disa këshilla që duhet të merren parasysh:

  • Lajeni fytyrën jo më shumë se dy herë në ditë: në mëngjes dhe përpara se të flini. Larja e shpeshtë tenton të heqë hidratimin natyral të lëkurës, procedurë e cila shton më tepër prodhimin e yndyrës. Hera e vetme që ju mund ta lani lëkurën më shpesh se dy herë, është atëherë kur ju djersiteni, apo pas një aktiviteti fizik.
  • Përdorni pastrues jo agresiv, jo tepër irritues. Nëqoftëse ju nevojitet diçka më e fortë, mund të përdorni produkte që kanë në përbërje të tyre disa agjentë që luftojnë aknet si: benzoyl peroxide, acid salicilik dhe glikolik. Këto produkte veprojnë mirë për lëkurat e yndyrshme.
  • Nëqoftëse jeni duke eksperimentuar me produkte të ndryshme për larjen e fytyrës, është mirë të mbani një ditar shënimesh, ku të shkruani si ka reaguar lëkura juaj ndaj tyre pas disa javësh përdorimi. Kështu ju do të dini se cilin produkt të eliminoni apo të përzgjidhni për larjen e fytyrës tuaj.
  • Mos bëni “scrub”  agresiv dhe të shpeshtë për lëkurën tuaj, pasi kjo mund të stimulojë prodhimin e yndyrës.
  • Nëqoftëse përdorni tonik, bëni kujdes ta përdorni vetëm në zonat që janë të yndyrshme, si balli dhe zona e hundës. Nëqoftëse e përdorni  tonikun në zona jo të yndyrshme ai do të krijojë mbitharje të lëkurës.
  • Nëqoftëse lëkura juaj yndyroset gjatë ditës, përdorni peceta absorbuese të yndyrës, ku disa prej të cilave mund të përmbajnë dhe substanca që trajtojnë yndyrën e tepërt. Këto produkte janë shumë komode për t’u marrë kudo me vete.
  • Mos harroni hidratimin e lëkurës së yndyrshme, e cila është pjesë e rëndësishme e kujdesit ditor ndaj lëkurës. E rëndësishme është të zgjidhni produkte hidratuese me bazë ujore ose “oil-free”  dhe jo komedogjene. Qëndroni larg produkteve kremoze dhe hidratuesve shumë të rëndë.
  • Kur zgjidhni fondatinën dhe ‘make-up’, zgjidhni ato në formë xheli, liquid-i, ose me bazë pudre. Nëqoftëse përdorni ‘make-up’ të lëngshëm, sigurohuni të jetë me përmbajtje më të madhe uji, jo vajor. ‘Make-up’ që ka të specifikuar në ambalazhin përkatës “non comedogenic” përmbajnë përbërës që nuk kanë rrezik të bllokojnë poret tuaja.
  • Beni eksfoliacion të lëkurës një herë në javë për të larguar qelizat e vdekura, yndyrën dhe papastërtitë nga lëkura juaj.
  • Nuk ka rëndësi se sa ju tundon shtrydhja dhe ngacmimi i puçrrave, mos i prekni ato pasi kjo mund të shkaktojë njolla dhe shenja të pariparueshme në lëkurë./revistawho.com