• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Kuzhinë

Recetat e shefit / Zbuloni çfarë ka përgatitur sot Renato

Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.

Supë me gështenja

500 gr gështenja

1 litër e gjysmë lëng pule

100 gr gjalpë

1 limon

1 lugë kos

1 qepë

3 thelpinj hudhra

1 shkop kanellë

Kripë dhe piper

Gështenjat para se t’i fusim në ujë ju bëjmë nga një prerje në lëkurë. I fusim në tenxhere me ujë të ftohtë dhe i vëmë të ziejnë. Pasi janë zier i qërojmë menjëherë pasi kur ftohen është më e vështirë. Në një tenxhere tjetër vëmë gjalpin, qepën, hudhrat më pas gështenjat dhe i trazojmë për disa minuta në zjarr të ngadaltë. Më pas shtojmë lëngun e pulës, të cilin e kemi ngrohur më parë, lëngun e limonit, kripën, piperin, kanellën dhe kosin. Ziejmë supën dhe më pas e kalojmë në multi.

Sallatë me domate të thara

Për salcën:

200 gr domate të thara

2 thelpinj hudhre

Gjysmë qepe

1 tufë kopër

1 tufë majdanoz

50 ml uthull Balsamike

100 ml vaj ulliri

Kripë dhe piper

Për sallatën:

1 qese sallatë

Gjethe (sallatë jeshile, valeriana, radikio, rukola, spinaq)

100 gr djathë i bardhë i butë.

Përgatitja e salcës:

I përziejmë të gjithë përbërësit e salcës në grirës elektronik dhe e lëmë salcën mënjanë, derisa të përgatitet e gjithë sallata.

Përgatitja e sallatës:

Sallatë e njomë me gjethe përgatitet gjithmonë në momentin e fundit, pak para përdorimit. I lajmë ato me ujë të rrjedhshëm, i lëmë të kullojnë dhe i presim më dorë. Këto i përziejmë në një enë së bashku me salcën e përgatitur më parë. Në fund i vendosim në pjatën që do t’i shërbejmë dhe i shoqërojmë me djathin e bardhë./revistawho.com