Antipasta perfekte me djathëra, ja çfarë këshillash duhet të ndiqni për ta realizuar atë


Vitet e fundit edhe në vendin tonë kulinaria ka marrë një formë shumë dimensionale duke u përshtatur veçanërisht me ato të vendeve fqinje të Europës. Tashmë ne kemi më shumë informacion rreth pjatave apo ushqimeve duke i bërë ato pjesë të kulturës sonë. Sot do t’ju sjellim disa këshilla për të realizuar një antipastë djathrash perfekte për ta shijuar në familje apo miqtë tuaj. Pikësëpari duhet të vendosni një buxhet të caktuar rreth shumës që do shpenzoni sepse djathrat e cilësisë se mirë kanë një çmim të konsiderueshëm. Gjithashtu duhet një përllogaritje e personave që keni vendosur të ftoni në shtëpi për të pasur një ide më të qartë rreth sasisë së produkteve që ju nevojiten. Ajo që sugjerohet është se një antipastë mund të konsiderohet e tillë me vetëm me 3 apo 7 lloj djathrash. Nëse do të vendosni ta shërbeni atë në formë aperitivi shoqëruar edhe me një verë të mirë, këshillohet që sasia djathrave të jetë nga 200 – 250 gr për person. Por nëse do të ofrohet brenda menysë së vaktit 100 gr për person mjafton. Ideale është që djathrat të variojne në forma, ngjyra dhe lloje të ndryshme për ti dhënë më shumë kolor,  bukuri dhe shije pjatës. Në diskutim mbetet edhe buka që duhet shoqëruar antipasta e cila mbetet e kufizuar që shija të mbetet delikate. Sugjerohet  bagetë tradicionale apo bukë me drithëra.  Por si duhet ta servirim atë? Specialistët këshillojnë një mbajtëse druri apo pjatë e madhe ku krahas djathit vendosen me finesë edhe frutat e stinës apo reçel. Si më poshtë disa foto ilustruese. 24fd6ef4-9cf6-11e5-9a54-29a7ad87a3e6_web_translate_-21-08215_-11-81449__scale_0-0659503_0-0659503__ chef-prive-fromage-1024x583 from-615x335 plateau-de-fromage-original-couleur prod_photo1_1255_1212136922

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password