Megjithëse pjesa më e madhe e kastravecit është ujë, kjo nuk do të thotë që ai nuk përmban substanca të vlefshme për organizmin. Përkundrazi, kastraveci është mjaft i pasur në kalcium, kalium, fosfor, si dhe vitamina A dhe C. Kaliumi i kastravecit ndihmon në ruatjen normale të tensionit, ndërsa mineralet e tjera ndihmojnë për të patur thonj të fortë dhe flokë të shëndetshëm.
Për arsye të kalorive të pakta që përmban, kastraveci përbën një ushqim të rëndësishëm për ata persona që duan të humbasin në peshë. Në Indi e përdorin kastravecin për të ekuilibruar shijen pikante të gjellëve të tyre. Gjithashtu kastraveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në irritimet e lëkurës e sidomos të syve./revistawho.com