• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Kujtonit se e dinit, por ja si duhet t’i pastroni duart në të vërtetë

Pastrimi i duarve është veprimi më i zakonshëm që bën secili prej nesh, pa e menduar gjatë metodën e realizmit. Por larja e mirëfilltë e duarve kalon në disa etapa të cilat në qoftë se do i aplikoni do të kuptoni ndryshimin.

Në foton e mëposhtme shihen të gjitha fazat që ju ndihmojnë të keni duar më të pastra.

1.Hidhni larësin mbi pëllëmbën e njërës dorë

2.Duke fërkuar duart mbuloni çdo sipërfaqe deri tek kyçet

3.Shpërndani shkumën e çdo dore duke gërshetuar gishtat

4.Fërkoni duart duke gërshetuar gishtat

5.Kapni gishtat në secilën dorë dhe fërkoni pjesën e pasme duke e lëvizur para dhe pas

6.Kapni gishtin e madh të secilës dorë dhe rrotullojini

7.Shtypni gishtat në pëllëmbën e çdo dore dhe rrotullojini

8.Fërkoni kyçet e secilës dorë

9.Thajini dhe duart tuaja janë të pastërta

Ndoshta kjo procedurë nuk është praktike të aplikohet në përditshmërinë tuaj, por mund ta provoni sa herë që të keni mundësi.\revistawho.com