Kujdes, këto janë mesazhet që nuk duhet t’i dërgoni partnerit tuaj

7df10be56848a029f840fb5ac8738ce7_l
Të dërgosh mesazhe është një nga gjërat më të zakonshme mes partnerëve. Sipas intv.al  disa mesazhe nuk duhet t’i dërgoni, nëse dëshironi  ta  mbani larg problemeve lidhjen tuaj:
 
1. Ke humbur
Ky është një lloj presioni që mund t’I bësh partnerit. Në njëfarë mënyre, ju po i kërkoni llogari. 
 
2. Më fal për shqetësimin
Asaj, ose atij mund t’i ketë ndodhur  diçka e papritur.  Prisni deri sa të bindeni se çfarë ka ndodhur!
 
3. Pse nuk më përshëndet shpesh?
Ju mund të keni më shumë kohë se partneri juaj për ta përshëndetur me mesazhe, por duhet të mendoni edhe kohën e tjetrit. Sipas intv.al fakti që partneri juaj nuk ju përshëndet sa herë doni ju, nuk do të thotë se nuk ka interes për ju. 
 
4. Pse nuk më lajmërove që po del?
Ju keni marrë vesh që partneri juaj ka dalë me shoqërinë dhe ju vjen inat pse nuk ju vuri  në dijeni në kohën që ju do donit t’iu lajmëronte. 
 
5. S’kam shumë rëndësi për ty
Dalja në konkluzion para kohë, do dëmtojë lidhjen tuaj. Kjo do e lodhë atë dhe do shkaktonte pakënaqësi në lidhje.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password