Kjo teknikë nuk dështon, hiqni nga veshjet tuaja erën e dollapit

armadio

Jo rrallë na ndodh që rrobat të marrin erën e dollapit, sidomos kur ai është i ri, herë prej drurit e herë prej bojës me të cilën është lyer. Nëse viheni në siklet nga aroma, ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë. Gjithë çfarë ju duhet është një shishe plastike për sprucim si ajo që përdoret për larjen e xhamave. Në të hidhni pak vodka dhe rrobat që mbajnë erë nxirrini nga dollapi dhe spërkatini në një distancë rreth 20 centimetra. Më tej lërini të thahen dhe mund t’i vishni pa pikën e problemit dhe pa asnjë aromë, shkruan “Noa”. Vodka arrin që të vrasë bakteret që shkaktojnë aromën e keqe, por fatmirësisht nuk e lë aromën e saj në to. Kjo teknikë nuk këshillohet të përdoret për veshjet prej mëndafshi dhe lëkure.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password