Wood tha se sinjalet e trupit “alfa” nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht që një person është duke tradhtuar, ndaj mos e akuzoni partnerin tuaj vetëm pse po qëndron pak më lart, por nëse gjuha e trupit i ka ndryshuar papritmas, kjo mund të implikojë se diçka është më serioze, shkruan “bota sot”.
Nëse dikush qëndron me këmbët larg njëra-tjetrës, ky mund të jetë një tentim sub-koshient që ta bëjnë trupin të duket më i madh dhe më i gjerë, e që Wood thotë se është “një shenjë e fuqisë dhe dominimit”.