Kjo është ngjyra që duhen lyer muret, nëse doni të hani më pak

06d768fc4aa88055a83d7fffbbd06b64

 

Top modelja e njohur Kendall Jenner ka treguar sekretin e ngjyrës së murit që postoi në Instagram disa javë më parë: Nuanca ishte zgjedhur për arsye shkencore. “Vendosa ta lyeja murin e dhomës çiklaminë sepse, ndërsa po kërkoja të gjeja çfarë të bëja me dhomën, dola për darkë me shoqet dhe ato sapo kishin qenë në ekspozitën ‘Human Condition’ në një spital në LA”- ka shkruar Jenner në blog-un e saj.

“Ato më thanë që kishte një dhomë çiklaminë në ekspozitë e cila kishte një shpjegim për zgjedhjen e ngjyrës: “Baker-Miller Pink”, P-618, është ngjyra e vetme që është provuar shkencërisht që të qetëson dhe të ul ndjesinë e oreksit. Unë mendova, ‘e dua këtë ngjyrë në shtëpi!’ Dhe pastaj gjeta dikë për ta lyer dhomën dhe tani po më pëlqen shumë!”

Në të vërtetë, Zyra e Studimeve U.S. Naval ka publikuar në vitet ’80 detaje për këto rezultate. Ata kishin bërë një studim gjatë katër viteve në Klinikën e Shëndetit, Peshës dhe Stresit në Universitetin Johns Hopkins, kur më shumë sesa një e treta e afërsisht 1,700 subjekteve, thanë që Baker-Miller pink, u ulte oreksin. Kështu që, edhe pse nuk është gjetur shkaku i qartë, është e vështirë ta vërtetosh shkencërisht, ka një korealacion të ngushtë./revistaclass

 

A photo posted by Kendall (@kendalljenner) on

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password