Këto janë ushqimet që duhen për një lëkurë rinore

1483789359lekura

Ushqimi në mënyrën e duhur është thelbësor nëse doni të keni një lëkurë të re. Nëse doni që të keni një fytyrë të shndritshme, duhet të konsumoni ushqime të pasura me minerale (zink dhe hekur), me aminoacide, acide yndyrore Omega-3 dhe vitamina. Kush janë këto ushqime? I zbulojmë më poshtë:

Domatja
Përmban likopen, që ndihmon në parandalimin e veprimit të radikaleve të lira dhe mbron lëkurën nga dielli.

Molla
Përmban kuercetin, një antioksidant antiinflamator që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme ultravjollcë.

Shega
Është shumë i pasur me vitaminë C, që përmirëson prodhimin e kolagjenit dhe parandalon kështu krijimin e rrudhave.

Peshku
I pasur me Omega-3, ndihmon lëkurën që të qëndrojë e re.

Avokado
I pasur me vitaminë E, ndihmon lëkurën të qëndrojë e hidratuar.

Boronica
E pasur me antioksidantë, parandalon dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password