lefuture

Këshilla/ Si të mbani diabetin nën kontroll

auto_screenshot_31479234547-550x339

Në të gjithë botën, personat e prekur nga diabeti janë me miliona, por të diagnostikuarit janë edhe më pak. Sipas studimeve të OBSH-së, thuhet se sëmundja e ashtuquajtur ‘e ëmbël’ është dyfishuar në harkun e dekadave të fundit. Ekspertët e “Dole Nutrition Institute”, kanë shpërndarë një dekalog për të mbajtur nën kontroll këtë patologji.

1.Ushqime

Ushqime si fruta, perime, bishtajore, drithërat, ndihmojnë për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.

2. Ndiqni dietën mesdhetare

Një dietë të pasur me fruta, perime, peshk dhe zarzavate mund të ndihmojë për të shmangur fillimin e sëmundjes.

3. Bëni aktivitet fizik

Tridhjetë minuta në ditë ushtrime fizike janë të mjaftueshme për të kontrolluar peshën e trupit dhe nivelin e sheqerit në gjak.

4. Bëni analizat e gjakut

Mund të nxjerrin në pah ekzistencën e çekuilibrave, të cilat pastaj mund të çojnë në fillimin e sëmundjes. Një diagnoza e hershme, është në gjendje të vonojë ose të parandalojë zhvillimin e saj.

5. Vëmendje ndaj simptomave të mëposhtme

Konsultohuni mjekun tuaj nëse keni: etje të tepruar apo urinim të shpeshtë, humbje peshe drastike, vizion të paqartë dhe gjymtyrë të mpirë.

6. Kujdes me karbohidratet

Mundohuni të hani sasi të duhura të karbohidrateve në ushqim.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password