Era e keqe e këmbëve e njohur në mjekësi si ‘Bromodosis’, shkaktohet nga rritja e baktereve dhe djersitja e tepruar. Edhe pse ekzistojnë disa mënyra për të luftuar erën e keqe të këmbëve mënyra më efektive është parandalimi i rritjes së baktereve nëpërmjet higjienës së mirë të këmbëve. Tani që koha sa vjen edhe nxehet më shumë era e këmbëve bëhet më shqetësuese. Në këtë artikull po ju tregojmë 3 mënyra si të largoni erën e keqe në kushte shtëpie.
- Lani këmbët në ujë me sodë.
- Në një legen hidhni pak ujë të vakët dhe shtoni sodë.
- Për çdo gotë ujë hidhni nga një lugë gjelle sodë
- Mbajini këmbët në ujë për 15-20 minuta 1-2 herë në javë.
- Sigurohuni ti thani këmbët mirë me një peshqir.
- Nëse doni mund të hidhni dhe lëngun e një limoni për një aromë më të këndshme.
- Gjithashtu hidhni pak sodë buke në këpucët të cilat keni ndërmend të vishni.
- Lani këmbët me çaj të zi
- Zieni pak ujë.
- Ujin hidheni në legen dhe shtoni 4 pustina çaj të zi.
- Lërini pustinat në ujë për 10-15 minuta.
- Nëse uji nuk është ftohur mjaftueshëm për këmbën tuaj atëherë shtoni dhe një filxhan tjetër ujë të ftohtë.
- Futini këmbët për 20 minuta në ujë.
- Kjo kurë duhet të kryhet të paktën 1 herë në 2 ditë
- Lani këmbët me uthull.
- Në një legen hidhni 5-8 gota ujë të vakët.
- Shtoni 1/2 gotë uthull molle.
- Përzieni dhe mbajini këmbët për 20 minuta 1 herë në ditë.
• Shpëlajini këmbët me ujë të ftohtë dhe thajini mirë. /revistawho.com