• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Shëndet

Keni nishane në lëkurë? Dermatologia tregon sesi të mbroheni  dhe të kujdeseni për to në periudhën e verës

Mbrojtja nga dielli është shumë e domosdoshme, si për të parandaluar plakjen, ashtu dhe për të parandaluar kancerin e lëkurës. Është shumë e rëndësishme të aplikohet kremi i diellit 20 minuta përpara se të ekspozohemi në diell, një krem dielli me faktor të paktën 20 plus, i cili aplikohet në gjithë pjesët e trupit.

Duhet kushtuar rëndësi të lyhet mirë zona e cila paraqitet me nishane. Për fytyrën mund të përdoret kremi i diellit në formën stick i cili është më komod edhe për zonat delikate të fytyrës, përshembull rreth syve.

Mbroni gjithashtu buzët edhe veshët me krem dielli. Është mirë që të bëhet një egzaminim rutinë me dermatoskop për të kontrolluar nishanet 1 herë në vit, ose më shpesh nëse mjeku dermatolog ju rekomandon të ndiqni evolucionin e ndonjë nishani të caktuar.

Bëhuni të kujdesshëm të evidentoni sa më shpejtë një nishan të dyshimtë, nëse po shikoni që po zmadhohet, po ndryshon ngjyrën dhe formën, paraqitet i çrregullt apo gjakoset.\revistawho.com