close
FototJetë

Kate Middleton dhe Prince William homazhe në nder të Ledi Dianës

cover-2

Dukesha dhe Duka e Kembrixhi-t do të udhëtojnë për në Mançester më 14 tetor, ku do të vizitojnë një spital për të moshuarit, të ndërtuar nga Ledi Diana në vitin 1991. Një azil i veçantë për familjen mbretërore pasi ishte pikërisht Princesha Diana iniciatore e këtij projekti, në moshën 25 vjeçare. Pas turit 1 javor në Kanada, familja mbretërore ka rimarrë axhendën e aktiviteteve. Vizita parashikohet të kthehet në një pelegrinazh duke parë edhe popullaritetin e familjes mbretërore në mbarë botën. Çifti do të vizitojë gjithashtu edhe Muzeun Kombëtar të Futbollit dhe Kampuset Universitare të Mançesterit. Pas mbërritjes në spitalin “Francis House”, Kate dhe William do të takojnë, familjarë dhe vullnetarë që mbështesin kauzën historike të “princeshës së popullit” që u shua në vitin 1997.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi nga jeta e çiftit mbretëror.

Tags : Kate MiddletonPrinc William
loading...