Kafe apo çaj, cili është më i shëndetshëm?

kafja_1483106926-4862169-1

Një kafe e nxehtë mund t’jua rrisë nivelet e energjisë në mëngjes, ndërsa një tas çaj mund t’ju relaksojë pas një dite me stres. Hulumtimet e fundit thonë se të dyja kanë efekte të mira shëndetësore, pra nuk ka shumë rëndësi se cilën e konsumoni, transmeton Telegrafi. Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi e ka hequr kafenë nga lista e produkteve të dyshuara si kanceroze, e gjithashtu disa hulumtime të reja kanë treguar se kafja mund ta shmangë rishfaqjen e kancerit të zorrës së trashë. Studime të tjera sugjerojnë se kafja mund ta parandalojë edhe Alzheimerin. Sa i përket çajit, hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e çajit kanë më pak mundësi të vuajnë nga kanceri i lëkurës, gjirit dhe prostatës. Çaji i gjelbër, në veçanti, është i pasur me antioksidantë të cilët e limitojnë dëmtimin e qelizave dhe e përmirësojnë sistemin e imunitetit.
Por, a është njëra më e mirë se tjetra? Ekspertët thonë se kjo është paksa e vështirë të vendoset. Kjo për shkak se është e vështirë të ndahen përbërësit e tyre të ndryshëm, rolin e tyre në dietën tuaj dhe efektet që i kanë në sistemin trupor. Prandaj, sipas ekspertëve, nuk është se njëra është më e mirë se tjetra, apo njëra shkakton më shumë dëme se tjetra. Konsumimi i tyre në sasi të duhura ndihmon që të keni një trup të shëndetshëm.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password