lefuture

Ju që nuk keni përvojë në seks, lexojini një herë këto këshilla

auto_seks1477399983

“Cosmopolitan” ka mbledhur disa këshilla për ata persona që nuk kanë asnjë përvojë seksuale deri më sot. Nëse do të ndiqni këto këshilla shkruan revista, hera e parë do të jetë e paharruar!

Së pari ndjeni siguri

Është mjaft e rëndësishme që të ndjeheni të sigurt përpara seksit. Siguroni që partneri juaj ka përdorur prezervativ se sëmundjet e ndryshme mund të transmetohen gjatë aktit seksual. Gratë e virgjra kanë gjasa më shumë për t’u infektuar sesa meshkujt, në rast mospërdorimit të masës mbrojtëse.

Mos mbani shpresa të larta se seksi është i mrekullueshëm që në herën e parë

Seksi në përgjithësi përmirësohet me kalimin e kohës. Pasi të njiheni me partnerin dhe të mësoni trupin e tij, do ndiheni më të rehatshëm. Pra, s’ke pse ndjen presion për të kaluar një natë fantastike ndonjëherë, sepse ky është vetëm fillimi. Do kesh net pafund të mrekullueshme.

Merr frymë

Për herë të parë seksi mund të jetë i tensionuar, për të mos përmendur që mund të jetë edhe i dhimbshëm. Duke marrë frymë thellë vazhdimisht mund t’ju ndihmojë të relaksoheni, në mënyrë që të vazhdoni mbrëmjen.

Mos harroni të shijoni parapërgatitjen përpara seksit

Të gjitha gjërat që të çojnë deri në pikën e të bërit marrëdhënie seksuale si p.sh e puthura, prekja, seksi oral, bëjnë pjesë në përvojën seksuale. Kjo nuk është vetëm një akt seksual, por dhe një mësim, një eksperiencë.

Sigurohuni që jeni eksituar mjaft para aktit seksual

Duhet të eksitoheni mirë përpara aktit seksual. Nëse jeni shumë e thatë, partneri do të ketë problem në depërtimin e organit gjenital në organin tuaj. Gjithashtu, do të ndiheni siklet dhe fërkimet mund të çajnë prezervativin. Pra, është e këshillueshme të mbani lubrifikant me bazë uji në dorë vetëm në rast se jeni shumë e thatë.

Rënkoni me zë

Le ta dijë partneri se çfarë fjalësh ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe çfarë jo. Meshkujt i pëlqejnë femrat ekspresive, kështu që nuk do turpëroheni.

Mos mendo se është ekspert

Ai mund të ketë shumë informacione në lidhje me seksin nga pornografitë apo nga tregimet e miqve e tij. Por, ai është po aq i shqetësuar me faktin se a do ju kënaq me seksin e tij apo jo.

Mos prit të arrish në orgazmë

Sigurisht që është gjë e madhe nëse do të arrini në orgazmë. Por, shumica e grave nuk kanë kulm për herë të parë me një djalë të ri. Orgazma vjen me një ndjenjë rehatie, relaksi dhe njohuri specifike të trupave të njëri­tjetrit. Por, kjo kërkon kohë.

Penisi i tij mund të mos funksionojë

Meshkujt disa herë kanë shumë derdhje nga ereksionet. Por, kjo s’është problem, pasi mund të provohet disa herë akti. Mjafton të keni dëshirën për të bërë seks.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password