close
A e dini se ...JetëKëshillaLajme

Jetoni afër rrugës kryesore? Atëherë rrezikoheni nga kjo sëmundje

image

Miliona njerëz janë të rrezikuar nga zhvillimi i dementias pasi jetojnë afër rrugës së makinave, sugjeron një studim i ri.BShkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që janë të ekspozuar ndaj tymrave dhe zhurmave të makinave janë 12% më të rrezikuar që të preken nga kjo sëmundje, shkruan gazeta Shendeti.
Më të rrezikuar në këtë rast janë ata që jetojnë 50 metra larg rrugës kryesore. Sipas shkencëtarëve, më shumë se 1 në 9 raste të dementias mund të jenë shkaktuar nga ekspozimi ndaj trafikut. Ky studim, ku janë monitoruar afro 7 milionë njerëz për më shumë se një dekadë, është i parë që sugjeron se faktorët mjedisorë mund të luajnë një rol kryesor në zhvillimin e dementias. Deri tani është menduar se kjo sëmundje lidhej me gjenetikën, ndërsa të dhëna të reja sugjerojnë se edhe faktorë të tjerë, si duhanpirja, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të rrisin rrezikun. Studimi i ri, i publikuar tek revista mjekësore Lancet, sugjeron se ajri i ndotur dhe zhurmat gjithashtu ndikojnë në zhvillimin e dementias. Hulumtuesit shkencorë kanadez kanë zbuluar se sa më afër rrugës kryesore jeton dikush, dhe sa më gjatë jeton aty, aq më i lartë është rreziku që ai të preket nga dementia. Ekipi zbuloi se ata që jetojnë afër 50 metra nga rruga kryesore (autostradë), janë 7% më të rrezikuar të preken nga dementia krahasuar me ata që janë 33 m larg. Ata që jetojnë mes 50-100 metrave larg janë 4% më të rrezikua,r ndërsa ata që jetojnë 101-200 metra larg kanë 2% më shumë rrezik.

loading...