Ja ushqimet që mund të zëvendësojnë fare mirë ilaçet, për shkak të vlerave ushqyese që mbartin


Salmon: është një ndër ushqimet më të mira të pasura me acide yndyrore omega 3. Sipas ekspertëve këto acide yndyrore ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve inflamatore dhe rrisin sistemin imunitar.

Mentja (nenexhiku): mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjet e barkut dhe sindromën e zorrës së irrituar.

Farat chia: përdoren për të reduktuar nivelet e kolesterolit të keq.

Xhenxhefili: është në erëz shumë e mirë që ndihmon në tretje. Nëse e merrni në formë çaji, ditët që jeni me cikël menstrual, ai do të qetësojë dhimbjet dhe do të reduktojë ndonjë infeksion të mundshëm.

Tërshëra: sipas studimeve vetëm 3 gram tërshërë ndihmon uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Mjalti: ka veti të shkëlqyera kuruese, është anti-inflamataor dhe nëse përzihet me kanellë përbën një antibiotik shumë të fortë.

Fasulet: janë shumë të dobishme për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe për të kontrolluar nivelet e kolesterolit.

Turshitë: të gjitha perimet të bëra turshi janë shumë të mira për shëndetin nëse konsumohen në mënyrë të moderuar. Turshitë kanë veti antibakteriale dhe antifungale dhe ndihmojnë në lehtësimin e diarresë.

Trumëza: ndihmon kundër problemeve inflamatore./shendeti

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password