close
JetëKëshillaShëndet

Ja si të dukeni më inteligjentë

inteligjenca-933×445-690×380-550×303

Disa janë më inteligjentë se të tjerët. Por kjo nuk do të thotë se nuk është e mundur që të dukesh më intelingjent nga ç’mund të jesh në të vërtetë. Në fakt, ka disa mënyra të vërtetuara shkencërisht, që krijojnë idenë tek të tjerët se personi që kanë përballë është rimishërimi i Einstein. Për këtë arsye, britanikja “The Independent” sjell 6 mënyra për të impresionuar të tjerët.

Mos mbani birrë në dorë

Njerëzit bëjnë shpesh budallallëqe pasi kanë pirë disa gota. Ndaj nuk është aspak habi që një studim i përbashkët mes Universitetit të Michigan dhe atij të Pennsylvania dolën në konkluzionin se të mbajturit në dorë një birrë ju bën të dukeni më pak inteligjentë.

Mbani syze

Studimet sugjerojnë se nëse mbani syzë do të dukeni më pak tërheqës, por më i zgjuar.

Flisni në mënyrë ekspresive

“Nëse dy persona thotë ekzaktësisht të njëjtat fjalë, por njëri flet pak më shpejt dhe me zë më të lartë dhe mme pauza të vogla e me variazion të volumt, ai do të gjykohet si më energjik, i ditur dhe inteligjent”, kështu shkruan eksperti Leonard Mlodinov, autor i disa librave mbi sjelljen.

Ecni me të njëjtën shpejtësi si të tjerët

Një studim i realizuar nga Universiteti i Boston doli në konkluzionin se nëse ecni shpejt ose ngadalë, ata që ju rrethojnë do të mendojnë se jeni budallenj. Rezultatet treguan se njerëzit perceptohen si të zgjuar dhe më të zotë kur lëvizin me të njëjtën shpejtësi si të tjerët.

Vishuni në mënyrë inteligjente

Studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah se veshja ndikon në perceptimin që të tjerët kanë për ne. Për shembull, mësueset që mbajnë veshje formale perceptohen nga studentët si më inteligjente, por në të njëjtën kohë më pak interesante.

Pranoni atë që nuk dini

Po, disa situata kërkojnë modesti. Në 1999 –ën dy psikologë dolën në konkluzionin se individët më pak kompetentë i mbivlerësojnë aftësitë e tyre, ndërsa ata që janë më kompetentë e nënvlerësojnë. Kjo do të thotë se nëse po përpiqeni të bëni për vete dikë që merr vesh nga sjellja e njerëzve, më e mira që mund të bëni është të tregoheni të thjeshtë e modestë.

Tags : inteligjentemenyra
loading...