lefuture

Ja pse njerëzit e zgjuar e kanë të vështirë të bien në dashuri

why-extremely-smart-people-find-it-hard-to-fall-in-love

Dashuria është një nga ndjenjat më të çuditshme dhe shpesh kthehet në një nga ndjenjat më të bukura kur ndahet me një person tjetër. Por disa persona kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë kësaj “vorbulle” e të qëndrojnë vetëm. Dhe sipas shkencëtarëve, kjo ka një shpjegim: Njerëzit e zgjuar nuk bien lehtë në dashuri!

Por pse këta persona nuk bien në dashuri?

Ata analizojnë ndjenjat – edhe të tyret, edhe të të tjerëve
Njerëzit e zgjuar janë brilantë për të mbledhur informacione dhe për të nxjerrë përfundime. Kjo ka avantazhet dhe disavantazhet e saj: i bën ata të aftë për të njohur mirë njerëzit që kanë përreth dhe largohen nga marrëdhënia që në problemin e parë.

U duhet kohë për t’u hapur me një person
Truri nuk pushon kurrë së punuari dhe nuk i shpëton asnjë detaj i veprimeve e njerëzve që e rrethojnë. Si përfundim, njerëzit inteligjentë e shohin gati të pamundur mundësinë për t’u “familjarizuar” me dikë tjetër: e shohin si diçka të rrezikshme.

Të qenit single është një zgjedhje e tyre
Ky është një fakt që nuk ka nevojë për t’u diskutuar. Njerëzit e zgjuar e shohin marrëdhënien si pengesë për karrierën. Prandaj zgjedhin të jenë vetëm dhe t’i përkushtohen me të gjitha fuqitë e energjitë plotësimit të objektivave që i kanë vendosur vetes. /Blitz.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password