Ja disa recetat natyrale për një lëkurë të shndritshme

1476092018lekura

Receta për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme? Evitoni stersin. Lëkura ndërton mbrojtjen e parë të trupit, pasi është e ndjeshme ndaj raportit tonë me emocionet dhe përkeqësohet në rastet e stresit. Sa herë kemi thëëqë herpesi në buzë na del nga një stres që kemi pasur? Kujdesuni për lëkurën tuaj së brendshmi, dhe mos harroni ta masazhoni dhe… ta pranoni siç është.

Psikologjia e lëkurës
Emocionet dhe mirëqënia psikologjike janë të lidhura me lëkurën më shumë se sa mendoni. Kështu që nisni të pranoni lëkurën tuaj ashtu siç është. Shpesh zemërohemi me veten për difektet tona. Bëni mirë të masazhoni lëkurën me butësi dhe ta trajtoni siç duhet. Do ta kuptoni se do ta ndjeni trupin tuaj në një tjetër mënyrë.

Dieta
Dieta për lëkurën duhet të jetë e pasur me ujë, sepse është ky element që ndihmon në dezintoksikimni e organizmit dhe na mban të hidratuar. Përgatisni një çaj me barëra e lule që ta pini në mëngjes, kështu do të mbani larg urinë, dhe do ju ndihmojë për pastrimin e trupit nga toksinat. Filloni të reduktoni sheqerin dhe miellin e rafinuar, të cilat favorizojnë papastërtinë e lëkurë dhe përkeqësojnë sitautën e akneve. Konsumoni frutat e thata, kosin, perimet dhe mjaltin.

Hidratimi i thellë
A e dini që vaji ushqen më në thellësi lëkurën në krahasim me kremin? Zgjidhni një vaj vegjetal të cilësisë së lartë në dyqanet e produkteve bimore, me bazë materiali të parë të pastër, dhe verifikoni në etiketë se nuk ka parfum të shtuar, silikon apo petrolat. Në faqen zyrtare të International Nomenclature of Cosmetic mund të shihni përbërësit e duhur për kozmetikën.

Masazhi
Një vaj i mire vegjetal është trajtimi më i mirë që mund t’i bëni një lëkure të thatë. Ajo e ndihmon lëkurën të jetë elastike dhe e butë dhe ndihmon në mosformimin e strijave gjatë një diete apo shtatzënie, duke ushqyer në thellësi. Për të shmangur vajra të ndryshëm, mund ta përgatisni një vetë në shtëpi. Provoni vaj orizi, i lehtë dhe i përshtatshëm për lëkurën, argan dhe trëndafil i egër. Kanë një efekt antimoshë.

Recetat e gjyshes
Gjatë dimrit mund të përgatisni një maskë të ushqyeshme me bazë mjalti. Në një enë hidhni disa lugë mjaltë, dhe përziejeni me vaj ose kos, dhe më pas aplikojeni në fytyrë. Lëreni për pak minuta të veprojë dhe shpëlajeni në dush. Mos harroni që vaji vegjetal penetron më mirë në lëkurë të lagur. Idela do të ishte një masazhi i lëkurës menjëherë sapo dilni nga banja. Lëkura do të jetë e hidratuar dhe e butë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password