Ja cilat janë dietat më të këqija për të humbur kile sipas nutricionistëve

80bd582ea0320a17ab9ea647b5738ba7

Jo të gjitha dietat janë krijuar për të dhënë rezultatin maksimal në humbjen e peshës. Nëse këtë fillimvit një prej gjërave kryesore në listë është të rrëzosh disa kile, atëherë sigurohu që disa lloje dietash të mos i praktikosh asnjëherë. Jo vetëm sepse nuk janë të shëndetshme, por edhe sepse nuk e arrijnë rezultatin final. Disa dieta që janë bërë “trendy”, në të vërtetë nuk janë të mira për shëndetin. Zbuloji cilat janë:

Lëngjet jeshile

Një tjetër dietë e shpejtë që konsiston vetëm në lëngje është ajo e lëngjeve të shtrydhura. Zakonisht, praktikohet nga tri ditë deri në tri javë, por praktikisht lëngu i frutave është i rrezikshëm. sipas CBS News, nuk i merr asnjëherë proteinat e mjaftueshme nga kjo lloj “diete” dhe merr po ashtu edhe shumë pak energji. Duke marrë parasysh që pi lëngje në ҫdo vakt.

Supa me lakër

OK, kjo është një prej recetave më të rëndësishme edhe për shkak se përmban lëngje, por jo ҫdo dietë duhet të përmbajë sasi të madhe lëngjesh…. gjë që nuk është e shëndetshme, siҫ e thamë edhe më sipër.

Supa me lakra, zakonisht është një dietë që praktikohet një javë dhe konsiston vetëm në ngrënien e lakrave të ziera (dhe pak perime të tjera) dhe shumë ujë: “Të jetosh vetëm me një supë lakre dhe disa ushqime të tjera specifike për një periudhë kohe të caktuar nuk është një mënyrë e shëndetshme për të humbur peshë”, – thotë Erin Palinski për Livestrong: “Perimet nuk kanë në përbërje të tyre shumë kalori dhe nëse organizmi nuk merr kaloritë e duhura, atëherë nuk e përballon dot “presionin” e dietës. Për më tepër, kjo lloj dietë të kufizon edhe nga marrja e proteinave apo yndyrave të shëndetshme për të cilat kemi gjithmonë nevojë.”/revistaclass

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password