lefuture

Ja arsyeja pse nuk duhet të përdorësh sfungjer sa herë aplikon fondatinën në fytyrë

7e45031f6fd05b93667ea5fb9c105538

Një nga veprimet e përditshme të bukurisë që mund të mos i kesh kushtuar rëndësinë e duhur është aplikimi i fondatinës me sfungjer. Megjithatë, sfungjerët e bukurisë kërkojnë më shumë kujdes dhe higjienë. Disa ekspertë kozmetike argumentojnë pse nuk duhet të përdorësh sfungjerin për të aplikuar fondadinën.

1.Sfungjeri i make up-it mund të jetë një prej terreneve më të mira për të mbledhur mikrobet, nëse nuk e lan siç duhet. Duhet të pastrohet para çdo përdorimi. Në të kundërt, thjeshtë po rrezikon që mikrobet të përhapen në të gjithë fytyrën. Sfungjerët, përgjithësisht janë të vështirë për t’u larë dhe për t’u sterilizuar. Por ki parasysh se kanë edhe një limit jetese, maksimumi mund të zgjasë 2-3 muaj. Megjithatë, nëse investon në një furçë të mirë make up-i, mund të zgjasë edhe me vite.

2.Nëse nuk e pastron sfungjerin e make up-it pas çdo përdorimi, ai nuk ka të njëjtin efekt me kalimin e kohës. Grimi i mbetur në sfungjer mund të shkaktojë më shumë vështirësi për pamjen, duke e bërë edhe produktin të vështirë për përzierje. Nuk mund të përdorësh lehtësisht një sfungjer mbi të cilin janë përzier lloje të ndryshme produktesh make up-i, sepse pamja do të jetë një gjë e ngatërruar.

3.fungjeri i grimit thith një sasi të madhe të fondatinës. Kjo, kuptohet, është një humbje e madhe e produktit, veçanërisht nëse është nga markat më të shtrenjta. Në mënyrë që të shpëtosh fondatinën, deri në pikën e fundit, aplikoje me një furçë me mikrofiber. Është e qëndrueshme, të ndihmon për të mbuluar zonjat që ke nevojë dhe është mjaft praktike. Pasi ta kesh përdorur furçën, mund të përdorësh më pas edhe sfungjerin.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password