• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Shëndet

Infeksionet seksualisht të transmetueshme, dermatologia tregon si t’i parandalojmë

Çfarë janë infeksionet seksualisht të transmetueshme?

Infeksionet seksualisht të transmetueshme (STIs) janë infeksione që përhapen nga kontakti seksual. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të shkaktojnë dëmtime në trupin tuaj madje edhe fatale. Veç gripit dhe sëmundjeve virale të stinës, STI-të jan infeksione shumë ngjitëse, duke prekur raste të reja çdo vit. Edhe pse disa nga këto sëmundje mund të kurohen, ka dhe nga ato që mbeten të pakurueshme.

Si transmetohen sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

Një person i infektuar mund ta transmetojë sëmundjen nga kontakti me lëkurën, organet genitale, gojën, rektumin ose me lëngjet e trupit. Kushdo që ka kontakt seksual vagianl, anal ose seks oral me një person tjetër, mund të preket nga STI-të. Përgjithësisht ka sëmundje të tilla që nuk japin shqetësime apo simptoma. Edhe pse një person mund të jetë pa simptoma, shëndeti mund të jetë i prekur nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

Nga se shkaktohen?

Këto sëmundje shkaktohen nga infeksione bakteriale ose virale. Sëmundjet që shkaktohen nga bakteret, mund të kurohen, ndërsa ato të shkaktuara nga viruset nuk kurohen. Për sëmundjet virale, seksualisht të transmetueshme, në përgjithësi tentohet të mjekohen simptomat.

Kush janë faktorët e riskut për sëmundje të tilla?

Faktorët e mëposhtëm rrisin riskun për t`u prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme:

  • më shumë se një partner seksual
  • një partner i cili ka ose ka patur më shumë se një partner seksual
  • seks me një person i cili ka STI
  • Histori e mëparshme për një STI
  • përdorimi i medikamenteve intavenoze, ose një partner që përdor medikamente intavenoze (drogërave)

Cilat janë disa nga sëmundjet më të shpeshta seksualisht të transmetueshme?

  • Clamidia
  • Gonorrhea
  • Herpesi genital
  • HIV
  • HPV(human papiloma virus)
  • syphilisis
  • Tricomoniasis
  • Hepatiti B

Si mund të reduktohet risku për të marrë një sëmundje seksuale?

  • Të njohësh partnerin seksual dhe të limitosh numrin e tyre. Historia seksuale e partnerit tuaj është po aq e rëndësishme sa vetë ju. Sa më tepër partnerë të keni ju, apo partneri juaj, aq më shumë rritet rreziku për të marrë këto infeksione.
  • Përdorni prezervativë çdo herë që ju kryeni marrëdhënie orale, anale ose vaginale, pasi përdorimi i tij ul riskun për sëmundje seksualisht të transmetueshme. Prezervativët e lubrifikuar me spermicide(kondom latexi të lubrifikuara me nonoxynol-9), nuk ofrojnë më tepër mbrojtje. Përdorimi i shpeshtë i tyre, disa herë mund të shtojë rrezikun për HIV.
  • Evitoni praktikat seksuale me risk për dëmtim të lëkures. Praktikat seksuale që dëmtojnë qoftë edhe lehtësisht lëkurën, apo që gjakosin shtojnë mundësinë e marrjes së këtyre infeksioneve. Seksi anal rrit së tepërmi mundësinë e marrjes së këtyre sëmundjeve, pasi indi në këtë zonë dëmtohet shumë lehtësisht dhe zona është e vaskularizuar.
  • Ju mund të bëni vaksinën kundër hepatitit B apo HPV.

 

Sa ndikojnë infeksionet seksualisht të transmetueshme në shtatëzëni?

Të pasurit të një sëmundje të tillë gjatë shtatëzënisë, mund të dëmtojë fetusin. Gonorrhea dhe clamidia mund të shkaktojnë të dyja infeksion sysh te bebi në bark deri në pneumoni të rënda./revistawho.com