close
JetëLajme

Historia që na përloti këtë të diel/ Njihuni me Dajanën 18 vjeçaren që ka bërë 18 operacione dhe që ka rënë 2 herë në koma

E293FF46-4C38-44CE-A744-0B3B8AC90436

Historia e parë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është një nga rrëfimet më të dhimbshme dhe tregon sakrificat që ka bërë një vajzë e re për të mposhtur sëmundjen. Ajo është Dajana dhe që prej moshës 1 vjeç e gjysmë ka emigruan në Itali, së bashku me familjen e saj. Por jeta e saj nuk ishte si e gjithë fëmijëve të tjerë. Mes lotësh ajo rrëfeu të gjithë sagën e peripecive që ka kaluar, pasi ka bërë 18 operacione dhe ka qenë 2 herë në koma. Dajana këtë të diel ka thirrur vëllain e saj të madh, Liridonin, për t’i dhënë një mesazh dhe për ta falenderuar për gjithçka.

“Unë kam ikur shumë herët me familjen dhe prindërit si të gjithë emigrantët kanë punuar shumë, por veçanërisht mami im. Unë doja shumë të kisha shoqëri, të dilja, të shëtisja, kurse vëllai Liridon donte të merrej me kompjuter dhe nuk kishim shumë marrëdhënie të afërt. Unë ndërkohë vazhdoja të shtoja shumë, aq sa shkova 130 kilogramë”.

Kjo foto është bërë në Krujë. Unë haja sa vëllai, por shëndoshesha, ndërsa ai jo. Si fillim bëja palestër, mbaja dieta, por nuk kisha asnjë ndryshim. Më pas mora vendim të bëja një operacion për të hequr 80 përqind të stomakut, por duke qenë se isha nën moshë duhet të firmosnin prindërit. Por më pas doktori ndryshoi mendje dhe tha nuk të operoj dot se je 17 vjeçe, do të presim Marsin. Unë u mërzita dhe gjeta një doktori privat. Në vitin 2013, do martoja vëllain dhe nuk doja të shkoja në dasmë 130 kilogramë”.

Tani nisin dhe kalvaret nëpër spitalet e Italisë, pasi gjërat marrin një rrjedhë tjetër. Dajana kalon nga një operacion në një tjetër…

Ishte Janar, u operova dhe gjithçka ishte në rregull. Pas 4 ditësh filloi temperatura dhe u detyrova të bëja një tjetër operacion. U futa përsëri në operim, pasi kisha marrë infeksion në gjak. Doktorët panë që të gjithë penjtë e operacionit ishin hapur, i gjithë aciditeti i stomakut kishte kaluar në organet e tjera. Mjekët u detyruan të më largonin në një spital të madh, pasi kishte reaminacion. Qëndrova në spital nga Janari deri në Maj, ku festova dhe 18 vjetorin tim.

Në fillim dukej sikur isha mirë, por ndërkohë merrja antibiotikë për 1 vit e gjysmë. Më pas shkova për pushime me një shoqe, por u ktheva shkova në spital, pasi kisha temperaturë. Mjekët nuk më lanë të kthehesha në shtëpi, sepse thanë se në moshën 18 vjeçe nuk mund të kesh këtë lloj bronkopneumonie dhe mjekët më thanë se do të më mbanin në vëzhgim.

Për dy vite bëra terapi e antibiotikë dhe mjekët nuk e kuptonin çfarë kisha. Ndërkohë temperatura nuk ulej, unë nuk haja fare. Pasi më bënë një rezonancë magnetike zbuluan se poshtë kraharorit, në krahun e majtë kisha një kist, i cili më shkaktonte temperaturë, kisti infektohej. Mjekët më thanë se duhej të operohesha dhe të hiqja kistin. Pas katër ditësh kisha përsëri temperaturë të lartë, infeksioni u rrit, siç ishte përpara operimit dhe u detyruan të më bënin operacion.

Kishte ngelur një fistul ndërmjet stomakut që kishte bërë një rrugë që shkonte poshtë diafragmës, e që formonte këtë kistin. Aty, duke parë mjekët se isha në moshë të vogël, nisën të më bënin drenazhë, proteza. Kam ndenjur dy vite dhe gjatë këtyre viteve kam bërë 18 operacione”.

E pyetur nga Ardit Gjebrea se kur ka qenë operacioni i fundit dhe çfarë do të ndodhë më atë, Dajana u përgjigj:

“Operimi i fundit ka qenë në 27 Qershor të vitit 2017. Ky i fundit ka qenë pak më ndryshe nga të tjerët. Ka nisur në Nëntor të vitit 2016 dhe nga Perugia shkova në Milano për një doktor më të mirë që kisha dëgjuar. Doktori tha se do të më vendoste një protezë. Ai tha se nuk mund të heqim stomakun, sepse je e vogël dhe do të vendosim protezë, edhe pse nuk doja që ta vendosja, kisha një protezë. Familja më thoshte që duhet ta bësh dhe vendosa për ta bërë, por fatkeqësisht ndodhi ajo që nuk do të ndodhtë, proteza kishte rrëshqitur. Proteza ishte nga ezofagu dhe poshtë. Unë isha vetëm kur ajo kishte rrëshqitur dhe pësova hemorragji të brendshme dhe pësova komë për dy muaj. Isha në Bergamo”.

Falenderoj Zotin që isha vetëm dhe më dha forcë që t’i hapja sytë për ata dhe nuk doja t’i lija pa i parë. Pas dy muajsh kam parë vëllain dhe në fillim u shtanga, e nuk e njohja trupin tim. U ngrita nga aty, pa stomak me tuba me devijime. Dhe e pata shumë të vështirë ta pranoja. I thoja vëllait që unë nuk dal kështu. Ai më tregoi se kisha pasur një fistul në aortë. Kisha qenë në gjendje kritike dhe mjekët kishin dhënë shumë pak shpresë. Ata kishin thënë se isha e paralizuar, por nuk ndodhi.

Pasi dola nga spitali sigurisht që ishte e vështirë dhe pas 6 muajsh më thanë që do të bëja përsëri ushqim dhe do ushqehesha si të gjithë njerëzit. Unë nuk ushqehem si të gjithë njerëzit, por me një tub që marr ushqim artificial.

Marr shumë forcë nga vëllai im i madh dhe kam fatin që kam atë”.

Por histori e trishtë e Dajanës vazhdon…

“Në Maj të këtij viti duhet të shkoja në Bergamo. Në fundjavë kisha djegie në kraharor, erdhi ambulanca më mori dhe sapo shkova në spital humba ndjenjat. 10 ditëshin e parë nuk kam qenë e vetëdijshme dhe kur u zgjova mësova se proteza që më kishin vendosur në aortë ishte e infektuar dhe asnjë doktor nuk më merrte përsipër, përveç një doktori në Milano. Ai vendosi të më bëjë operacion në Qershor të 2017-ës. E dija se kisha shumë pak shpresë, por askush se dinte që kisha vetëm 20 përqind. Ishte darkë dhe unë u sëmura shumë keq, dy ditë përpara operacionit. Ditën e hënë më çuan në reanimacion dhe të martën në operim. Kur kam dalë nga operacioni pas 9 orësh, doktorët dhe të gjithë janë çuditur dhe kanë dhënë që është një mrekulli”.

Dajana ka thirrur vëllain e saj të madh Liridonin, për t’i dhënë një mesazh dhe për ta falenderuar për gjithçka./TvKlan

 

loading...