Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi që janë të bezdisshme, të gërditshme dhe aspak tërheqëse. Sidoqoftë, rastet nuk janë të rralla ku tretmanet e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem, transmeton Telegrafi. Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda nate, e që nuk kushton asgjë.
Fjala është për metodën me aspirinë.
Përgatitni një pastë me tableta të shtypura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastën e aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta. Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën. Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t’i heqë puçrrat.