lefuture

Hiqni kaloritë duke ngrënë vetëm çamçakëz

s_1476772291-1993725

Në rastet më të shpeshta, njerëzit përtypin çamçakëz për ta thyer oreksin, nga mërzia ose për ta freskuar erën dhe frymëmarrjen. Por, a mundet edhe kjo shprehi të ndikojë në shkrirjen e kalorive

Sa kalori përmban një çamçakëz

Nëse çamçakëzët që janë pa sheqer, një i tillë përmban midis 2-5 kalori. Kjo do të ishte 1.344 dhe 3.360 kalori në vit, nga dy çamçakëzë në ditë. Por mos u brengosni, sepse, sipas studimeve, përmes përtypjes së tyre shkrini më shumë kalori.

Sa kalori saktë i shkrijmë me përtypjen e çamçakëzit

Thënë më thjesht, 11 kalori në një orë. Por nëse përtypni çamçakëz për çdo ditë nga katër orë, për një javë do të shkrini 308 kalori. Kjo është 1.232 kalori në muaj, ose 14.784 kalori në vit.

Cili është dallimi në kalori ndërmjet çamçakëzit me sheqer dhe pa të?

Çamçakëzët që përmbajnë sheqer kanë pesë kalori më tepër.

A janë çamçakëzët të dëmshëm për dhëmbët?

Siç shkruan revista “Plos One”, çamçakëzët pa sheqer nuk janë të dëmshëm për dhëmbët, përkundrazi. Ndikojnë në kujdesin e shëndetit oral. Një i tillë mund të largojë edhe deri 100 milionë baktere nga goja, për vetëm 10 minuta. Por pas 10 minutash duhet ta pështyni, në të kundërtën bakteret vetëm shëtisin nëpër gojë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password