• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Hani thonjtë? Lidhja e këtij vesi me personalitetin është shokuese

Të gjithë njohim dikë që i bën gishtat plagë dhe gjithmonë ka thonj të deformuar. Sigurisht që ky ves nxitet nga gjendja stresuese që përjeton një individ i caktuar, por për të tjerë është shumë e bezdisshme. Së fundmi një studim i botuar në “Journal of Behavior Therapy and Experimental Psychology” ka dalë në përfundimin se personat që hanë thonjtë janë perfeksionistë. 48 individët që u bënë pjesë e studimit janë vënë në provë me eksperimente të ndryshme nga mjekë dhe psikologë. Dëshira për të arritur objektivin dhe pritshmëritë e larta sipas studiuesve rrisin intensitetin e këtij vesi në mënyrë të frikshme./revistawho.com