• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Grupi juaj i gjakut ju tregon se nga çfarë sëmundjesh mund të prekenk, zbulojeni këtu

Të dish grupin e gjakut nuk është e rëndësishme vetëm në rastet kur merrni lejen e drejtimit apo kur mund të keni nevojë për transfusion. Sipas studimeve grupi i gjakut është një faktor gjenetik shumë i rëndësishëm që ndikon në mirëqënien e shëndetit.

Duke e ditur grupin tuaj të gjakut e keni më të lehtë të kuptoni sesi trupi juaj reagon ndaj ushqimit, sëmundjeve, stresit etj.

Sipas studimeve të kryera ka rezultuar se njerëzit që kanë grupin e gjakut 0 janë më pak të riskuar për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës por më të prirur të preken nga ulçera në stomak.

Ndërsa personat që kanë grupin e gjakut A, janë më të predispozuar për tu prekur nga sëmundjet infektive, ndërkohë që femrat me grupin e gjakut A janë më fertile ( prodhuese).

Personat me grupin e gjakut AB dhe B janë më të riskuar për t’u prekur nga kanceri i pankreasit.

Sipas këtyre kërkimeve gjithashtu mendohet se në varësi të grupit të gjakut njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj stresit.

Kështu personat me grupin e gjakut A kanë nivel më të lartë të hormonit të stresit (cortisol) në trupin e tyre.

Personat me grupin e gjakut 0 kanë një reagim të menjëhershëm ndaj stresit, çka ndikon në rritjen e adrenalinës.