close
JetëKëshilla

Gruaja më e vjetër në botë feston 117-vjetorin e lindjes, njihuni me sekretin e jetëgjatësisë

1480437125_ita4

Emma Morano mendohet të jetë gruaja më e vjetër në botë. Ajo ka lindur në fund të viteve 1800 dhe sot feston 117-vjetorin e lindjes. Akoma edhe tani tregon se një prej sekreteve të ditës së saj janë dy vezë në ditë – të gjalla. Morano ka lindur në nëntor të vitit 1899, 4 vjet para se vëllezërit Wright të nisnin udhëtimin e parë në hapësirë. Jeta e saj ka përfshirë plot tre shekuj, dy luftëra botërore dhe më shumë se 90 qeveri italiane.

Miqtë, fqinjët dhe doktori i saj janë mbledhur në apartamentin e vogël të Morano-s në veri të Verbania-s, afër liqenit Maggiore, për t’i uruar festën me një tortë të bardhë ditëlindjeje.

“Jeta ime nuk ka qenë edhe aq e lehtë”, – tregon Morano për Reuters. “Kam punuar deri në moshën 65-vjeҫare në fabrikë dhe kaq ishte…”

Ndërsa në një intevistë për La Stampa, 5 vjet më parë, ajo tregoi se i fejuari i kishte vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas ajo kishte qenë e detyruar të martohej me dikë që nuk e donte: “Nëse nuk pranon të martohesh me mua, unë do të të vras”, – tregon Morano për propozimin: “Unë isha 26 vjeҫ atëherë. U martuam… Nuk kisha një martesë të lumtur.”

Ҫifti patën një djalë që lindi në vitin 1937, por foshnja vdiq 6 muaj pas lindjes dhe vitin e ardhshëm Morano u nda nga bashkëshorti: “U ndava në vitin 1938. Mendoj se isha ndër të parat që e bënin këtë në Itali në ato vite”

Morano jeton vetëm dhe ka 8 vëllezër dhe motra, bashkë me një vëlla që vdiq në moshën 102-vjeҫare. Ka jetuar gjithmonë me një dietë të balancuar: “Kur e kam njohur, hante 3 kokrra vezë në ditë. Dy të gjalla dhe  një të zier. Sot ka ndryshuar vetëm pak, duke e reduktuar numrin në dy. Ndonjëherë thotë se 3 kokrra në ditë janë shumë”, – tregon doktori i saj, Carlo Bava, për Reuters TV.

“Nuk ka ngrënë kurrë shumë fruta dhe zarzavate. Karakteristika e saj për gjatë këtyre viteve ka qenë të hante të njëjtën gjë, ҫdo ditë, ҫdo javë, ҫdo muaj dhe ҫdo vit.”

Tags : 117 vjecejetegjatesiasekreti
loading...