close
Jetë

FOTOT DHE HISTORITË FANTASTIKE / Martesat më të bukura të të gjitha kohërave

Kate-Moss_o_su_horizontal_fixed

Nuset, fustanet dhe organizimet e dasmave gjithmonë janë në qendër të vëmendjes për hijeshinë dhe bukurinë që transmetojnë. Ja cilat janë ceremonitë më të bukura të dasmave të të gjitha kohërave, pa dyshim elegante dhe surprizuese.

Më 29 prill të 2011 rreth 2 miliardë spektatorë ndoqën martesën e princit William dhe Kate falë 60 kamerave që erdhën nga e gjithë bota për ndjekur eventin. Zonja Middelton i bëri të giithë të ëndërronin me një fustan të Sarah Burton për Alexander McQueen.

Më 21 shtator të vitit 1996 John Kennedy u martua në një ceremoni private me  Carolyn Bessette në ishullin Kukumberlend. Ajo kishte veshur një fustan mahnitës kremi të Narciso Rodriguez.

Në 19 prill të vitit 1956 në principatën e Monakos u zhvillua dasma e shekullit. Duket si një përrallë ku Grace Kelly, një artiste filmash u martua me princin Grimaldi.

Nipi i Karolinës së Monakos, Pierre Casiraghi dhe gazetarja Beatrice Borromeo i thanë “PO” njëri–tjetrit në Lago Maggiore. Ceremonis u zhvillua në mesditë. Ai shumë elegant kish veshur një kostum gri, ndërsa ajo një fustan Armani.

Kate Moss u martua me kitaristin Jamie Hince në 1 korrik të vitit 2011 në një kishë të fshatit Southrop në Angli. Ai i propozoi për martesë me një unazë “vintage” të viteve 20.

Anne Hathaway dhe Adam Shulman u bashkuan në martesë në Big Sur të Kalifornisë në vitin 2012 me një ceremoni romantike përgjatë perëndimit me një stil “country” ajo kishte veshur një fustan Valentino.

Katie Holmes dhe Tom Cruise, pas një propozimi për martesë në një restorant ëndërrash në kullën Eiffel në Paris dhe një diamant oval prej 5 karatësh, ata u martuan në Kështjellën Odescalchi me veshjet e Giorgio Arman-it.

George Clooney dhe Amal Alamuddin u martuan në Venecia. Aktori sharmant i tha “PO”, dashurisë së tij më 27 shtator të 2014. Ajo mbante veshur një fustan të mrekullueshëm të stiluar nga Oscar De La Renta.

Vajza e Donald Trump, Ivanka, u martua me miliarderin Jared Kushner, ë Trump National Golf Club di Bedminster, në New Jersey ku të ftuar ishin personazhet më të pasur dhe rëndësishëm të botës.

Ishte një nga martesat që ka bërë më shumë bujë në botë dhe akoma ka mbetur në histori. Bëhet fjalë për dyshen Jacqueline Bouvier dhe John F.Kennedy, senatori i Masaçuset dhe më pas Presidenti i Amerikës. Ata u martuan më 12 shtator të 1953. Në ceremoninë e dasmën kishtë më shumë se 1200 të ftuar dhe darka u shtrua në një nga kopshtet e pronave të familjes Kenedi.

Jo vetëm shampanjë, por edhe fishekzjarre të panumrta për martesën e Nikol Kidman dhe këngëtarit Keith Urban. Ceremonia e cila u zhvillua nën qiellin e Sidneit dhe ishte tepër romantike ashtu si edhe fustani i nuses.

Në katedralen St. Paul, në Londër më 29 korrik të vitit 1981 u celebrua dasma e trashëgimtarit të fronit Karl dhe sharmantes Ledi Diana Spencer. Në event morën pjesë 2500 të ftuar dhe ajo u transmetua direkt në shumë vende të botës ku u ndoq nga 800 milion spektatorë.

Aktori Justin Timberlake dhe aktorja Jessica Biel u martuan në Itali në një provincë të bukur të Brindisit në 19 tetor të 2012. Nusja mbante veshur një fustan rozë të lehtë me një motiv floral të stilistit Giambattista Valli.

Liz Taylor dhe Richard Burton u dashuruan, martuan, divorcuan dhe më pas rimartuan në 1975 rreth 40 vite më parë. Por dashuria e tyre dhe ceremonia e dasmës akoma bën të ëndërrojë publikun.

Nicky Hilton u martua më 10 korrik të vitit 2015 me James Rothschild i cili vjen nga familjet më të pasura të Anglisë. Ceremonia u zhvillua në Pallatin Kesington dhe nusja për ditën e saj më të bukur zgjodhi të vishte një fustan Valentino. / revistawho.com

Tags : Dasmat
loading...