Flasin ekspertët: Si ta kuptoni nëse është dashuri apo epsh i momentit


Ju mund të mendoni se e dashuroni dikë shumë, por a e dini dallimin mes të qenit në dashuri dhe epshit? Gary Amers, ekspert i lidhjeve, ka treguar shenjat të cilat tregojnë se jeni vërtet të dashuruar – dhe pesë shenjat të cilat dëshmojnë se është vetëm epsh, shkruan “Opinion”. Ai thotë se paramendimi i së ardhmes së bashku dhe ndjenja e sigurisë kur jeni pranë njëri-tjetrit janë indikatorë të fuqishëm se jeni në dashuri.

Këto shenja tregojnë se me të vërtetë është dashuri:

– Humori ju rregullohet çdo herë që mendoni për të, si dhe prezenca e personit krijon një ‘shpërthim’ të menjëhershëm të adrenalinës.

– Ndjeheni i/e sëmurë në stomak, pasi që rënia në dashuri mund t’ju bëjë të ndjeheni jashtë kontrollit dhe kësisoj funksioni i stomakut çrregullohet.

– Ndjeheni sikurse e njihni këtë person për një kohë të gjatë.

– Fantazoni për të ardhmen e përbashkët

– Ndjeheni të sigurt pranë njëri-tjetrit

Ndërsa këto shenja tregojnë se është vetëm epsh:

– Nuk ka shumë reciprocitet mes jush: Ose njëri jep shumë dhe nuk merr asgjë, ose anasjelltas.

– Nuk dëshironi ta prezantoni me miqtë tuaj

– Nuk bëni plane për asgjë, sepse epshi është ndjenjë e spontanitetit dhe aventurës, prandaj ka pak hapësirë për planifikime.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password