close
JetëKëshilla

Dyshoni që nuk e ka harruar ish-të dashurën? Pesë sjelle të tij që ju japin përgjigjen

Confessare-un-Tradimento

Dilema e përhershme rreth asaj se a mund të mbeten miq ish-partnerët, gjithmonë ekziston. Përgjigjja e vërtetë, e cila do t’i përgjithësojë të gjitha ish-dashuritë, thjesht nuk ekziston.

Mirëpo, në vazhdim do të mësoni se nga këto pesë shenja do të duhej të kini kujdes nëse dyshoni në partnerin tuaj.

U bën “Like” fotografive

Nëse akoma e ka ndër miqtë në rrjetet shoqërore, herë-herë diçkaje do t’i bëjë “Like”. Është normale nëse u bën “like” disa ngjarjeve të jetës, siç janë puna e re apo fejesa. Mirëpo, nëse i bën “like” çdo fotografie të saj që e publikon, atëherë problemi ekziston.

Shoqërimi

Disa ish-çifte, pas një kohe, vërtet mund të ruajnë marrëdhëniet miqësore dhe herë-herë të pinë bashkë kafe. Mirëpo, assesi nuk përfshin shoqërimin në orët e vonshme të natës dhe jashtë syve të të tjerëve.

Korrespondenca

Kohë pas kohe, ata mund të këmbejnë nga ndonjë porosi, në mënyrë që të mësojnë se çfarë ka të re në jetët e tyre. Dhe ai për të do të tregojë, sepse nuk ka arsye të fshehë asgjë. Mirëpo, nëse korrespondenca është bërë e përhershme për çdo gjë që u ndodh në jetë, e të cilat ti vetë ia zbulon, është koha për një bisedë serioze.

Fotografitë dhe sendet

E pra, përse do t’i ruante fotografitë dhe gjërat e përbashkëta të cilat ia kujtojnë të kaluarën?

E mbron

Nëse i duket qesharake kur i bëni pyetje se a ekziston diç ndërmjet tyre, kjo është në rregull, sepse është krejtësisht në rregull të bëhen qesharake gjërat e pakuptimta. Mirëpo, nëse përgjigjet me hidhërim, duke ju akuzuar se je xheloze, kjo me siguri tregon që ai ende ndien diçka që duhet patjetër ta fshehë. /Telegrafi/

Tags : Dyshimet
loading...