• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Dy produkte make up-i që nuk duhet t’i përdorësh në dimër

Gjatë periudhës së dimrit janë të shumta femrat që aplikojnë grimin e theksuar. Duke e bërë këtë, ndjejnë një lloj terapie për lëkurën. Me siguri, nëse do t’ia tregoje këtë rutinë dermatologut tënd, nuk do të miratonte disa produkte specifike. Pse? Sepse po bën një gabim çdo ditë në dimër. Ka diçka që duhet ta ndryshosh në rutinën e grimit në periudhën e dimrit. Kushtet e këqija atmosferike kërkojnë që ta ruash më shumë lëkurën në kohën e ftohtë.

Hiq dorë nga fondatina pudër, sidomos nëse ke lëkurë të thatë. Kjo lloj fondatine ta than shumë lëkurën, ndaj përdorimi i saj nuk është i rekomanduar. Në vend të saj, rekomandojnë dermatologët, përdor një fondatinë hidratuese apo një kremoze të hollë.

Gjithashtu, gjatë dimrit shmang edhe buzëkuqët matte (mat). Natyrisht, ata janë shumë të bukur, por krijojnë shpesh tharje dhe çarje në buzë. Nëse nuk ke një esfoliant për buzët, atëherë më mirë shmange përdorimin e tij. Në vend të buzëkuqit matte, zgjidh një buzëkuq me shkëlqim si Lancome dhe buzët do t’i kesh gjithmonë të buta./revistaclass

CLOSE
CLOSE